Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Në një postim në Facebook, ndër të tjera Kadiu shkruan se sot më shumë se gëzuar, ndjen t’iu thotë shqiptarëve që të reagojnë, të përballen që të mund të gëzojnë.

POSTIMI I PLOTË

Sot 106 vite Shtet.
Do doja të thoja “Gëzuar Shqiptar brenda dhe jashtë vendit”.

Por si mund të gëzoni kur shteti e shtetarët nuk punojnë për ju, kur ata nuk ju mbrojnë nga e keqa , kur nuk ndiheni të sigurt, kur nuk ju dalin në krah, kur të aftin e përzenë, kur të talentuarin e përbuzin, kur në çdo moment ndihet frike.

Sot më shumë se gëzuar ndiej të them: 
Duhet të reagojmë, të përballemi që të mund të Gëzojmë.