Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpallur 28 nëntorin ditë pushimi si "Dita e Shqiptarëve", në bazë të ligjit për festat zyrtare.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Haradinaj ka lajmëruar se ky vendim është motivuar në aspektin historik, tradicional dhe politik.

STATUSI I PLOTË

Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore.

Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

RH