28 nëntor 2015 – Edhe këtë vit, festat kombëtare të Nëntorit ndajnë klasën politike në Shqipëri. Në Vlorë, në ceremoninë zyrtare që organizohet në orën 10:00 janë të pranishëm, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, zv/kryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Ndërkohë opozita, e cila feston më 28 Nëntor Pavarësinë edhe Ditën e Çlirimit, ka njoftuar se po në orën 10:00 do të zhvillojë homazhe në varrezat e “Dëshmorëve në Tiranë”. Më tej homazhet zhvendosen në bustin e komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe mandej te busti i Ismail Qemalit në kryeqytet.

Tirana e Vlora janë epiqendra e festimeve, por shumë aktivitet janë parashikuar të mbahen edhe në Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi.

/portali DurresLajm/