Kryebashkiakja Emiriana Sako ka uruar qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë për 28 nëntor.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Sako përcjell urimin e saj, ku nënvizon se duhet t’u jemi mirënjohës përjetë Ismail Qemalit dhe gjithë patriotëve tanë që luftuan për pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit shqiptar.

Postimi i plotë:

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, ditën që kurorëzoi përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të qenë të pavarur.

Mirënjohje përjetë për Ismail Qemalin dhe të gjithë ata që vunë mendjen, forcën dhe madje edhe jetën e tyre në funksion të shpalljes së pavarësisë.

Ne u përcjellim nderimin dhe respektin tonë brezave heroikë të të parëve tanë që luftuan me pushkë e me penë për pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të shqiptarëve.

Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!