NAJROBI – Në një qerim hesapesh të fiseve dhe sulm ndaj një fshati në pjesën juglindore të Kenias sot janë vrarë së paku 28 persona, kumtoi policia lokale.
"Numri i përgjithshëm i të vrarëve është 28 persona, nga të cilët 19 fshatarë dhe nëntë sulmues", deklaroi Entoni Kamitu, shef i forcave speciale policore për rajonin Tana në pjesën bregdetare të vendit.
Supozohet se incidenti i sotëm është hakmarrja për sulmin të cilën e kanë kryer fshatarët nga bashkësia Pokomo ndaj shtëpive të pjesëtarëve të Ormas në gusht dhe shtator të këtij viti, ku kanë vdekur më shumë se 100 persona.
Numër i madh i viktimave të sotme janë gra dhe fëmijë, ndërsa forcat e sigurisë janë angazhuar që ta ndalojnë dhunën e mëtutjeshme.
Policia kumtoi se në sulmin e sotëm janë djegur shtëpi në fshatin Kipao, ndërsa viktima ka dhe në të dyja anët.