28-vjeçarja nga Durrësi ka denoncuar vjedhjen e sendeve personale nga bagazhet e saj në aeroportin e Rinasit.

Pasi ka konstatuar vjedhjen e kryer, 28-vjeçarja A.A. i është drejtuar policisë për të bërë denoncimin përkatës.

Efektivët kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e kësaj vjedhjeje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.03.2018, shtetësia A.A, vjeç 28 banuese në Durrës kallëzon se në Aeroportin e Rinasit, nga bagazhet i kanë vjedhur sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.