Nuk kanë të ndalur aksidentet rrugore në qarkun e Durrësit. Pas dy aksidenteve në aksin Shijak – Durrës, një tjetër përplasje është regjistruar pak minuta më parë.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.