Një 28-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku i riu me iniciale A.B. ka goditur me grushte vajzën pasi kjo e fundit ka refuzuar të kryejë marrëdhënie. Vajza e dhunuar mësohet se është me arsim  të lartë, ndërsa i arrestuari ka kryer vetëm 8-vjeçaren.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.B., 28 vjeç, banues në  Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se  ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më dhunë, me një  shtetase.

Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur nē tentative”, parashikuar nga nenet 102 e 22  të Kodit  Penal”,njofton policia.