Një person është gjetur i vdekur në një prej rrugicave të lagjes nr.1 të qytetit bregdetar të Sarandës.

Nga burimet zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:20, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale L. Z, 28 vjeç, banues në Fushë-Veri Delvinë.

Sipas policisë, viktima ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me ngjarjen.