Përgjegjësi i mirëmbajtjes dhe administratori i hotelit të njohur “Rogner” në Tiranë janë vënë nën hetim pas ngjarjes tragjike ku një klient u rrëzua nga dritarja dhe ndërroi jetë.

28-vjeçar i identifikuar si Ajdin Mustafi humbi jetën në mënyrë tragjike të premten pasi u rrëzua nga kati i pestë i hotel “Rogner”.

Dyshohet se i ndjeri ishte mbështetur në kangjellat e ballkonit të dhomës së tij, ku për shkak të amortizimit, ato janë shkëputur nga muri dhe për pasojë Mustafi ka rënë nga lartësia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.