Një konflikt për motive të dobëta, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 28-vjeçari nga Elbasani.
Sipas burimeve nga policia, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në lagjen “Skënderbej” të këtij qyteti. Pas një konflikti mes 28-vjeçarit D.I. dhe 29-vjeçarit R.B., ky i fundit ka marrë pistoletën dhe ka tentuar të vrasë duke e qëlluar në oborrin e shtëpisë 28-vjeçarin.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk pati persona të dëmtuar.
Aktualisht, policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.65 mm.





