Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka kanosur me thikë babanë e tij, shtetasin me iniciale M.H 54 vjeç.

Policia arrestoi A.Haxhiajn, banues në Fier dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën kanosi të atin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.