Një i ri është paraqitur ditën e sotme në spitalin e Vlorës.
28-vjeçari Klodian Dule mësohet se ka pasur një plagë në kofshën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, plagosja e tij është rezultat i përdorimit të armës së zjarrit, ndërkohë raportohet se gjendja e të riut është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur, ku ende nuk bëhen me dije rrethanat e plagosjes së 28 vjeçarit dhe autori që ka kryer krimin.





