Një 28-vjeçare me Covid-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Bëhet me dije se e reja ishte nga Korça, dhe për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në Sanatorium. Dy ditë më parë, ajo ishte futur në intubim dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
BalkanWeb raporton se viktima ishte nënë e 3 fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë kishte sjellë në jetë një prej fëmijëve.
Ditën e djeshme mjekët kishin qenë optimist për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të 28-vjeçares, por një komplikacion i mori asaj jetën. Nuk dihet nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera.