Një grua 28 vjeçe ka denoncuar për dhunë bashkëshortinn ë policinë e Durrësit, duke kërkuar edhe urdhër mbrojtje nga ana e uniformave blu.
“Më datë 01.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.K., vjeç 28, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti R.Gj., vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””, thuhet në njoftimin e policisë.
Dhuna në familjet shqiptare, ku në pjesën më të madhe të rasteve viktima janë gratë e dhunuara nga bashkëshortët e tyre, është ende një plagë e thellë në shoqërinë tonë. Rasti i dy ditëve më parë kur gjyqtarja Fildes Hafizi u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj në mes të Tiranës ka tronditur mbarë opinionin publik.





