Një 28-vjeçare tentoi të kryente vetëvrasje pasi prej 8 muajsh përndiqej  nga një 33-vjeçar, informoi sot policia e Tiranës.

Vetë e reja, e identifikuar me inicialet S.SH  kishte vendosur të bënte kallzëim në polici që çoi më pas në arrestimin e 33-vjeçarit.

“Shtetasi K.V e përndiqte duke e telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen”, informoi policia e Tiranës.

Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme,  për veprat penale “Përndjekja”,  “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.