Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook, gjyqtarin italian Paolo Borsellino në 28-vjetorin e vrasjes së tij nga mafia.

Meta duke cituar fjalët e gjyqtarit për Falkonen, shkruan se Borsellino është i pavdekshëm.

“Në funeralin e Giovanni Falcones, Paolo Borsellino iu drejtua prokurorëve më të rinj: ‘Unë e di se kush do të jetë i vdekuri i radhës, por unë i kam dhënë fjalën Falcones. Lum ata njerëz që luftojnë për ide të cilat më pas ecin me këmbët e të tjerëve’. Ja përse Borsellino është i pavdekshëm!”, shkruan Meta.