Në ethe kanë qenë maturantët ditën e sotme para fillimit të provimit të lëndës së matematkës. Janë rreth 2820 maturantë që i janë nënshtruar provimit të matematikës në qytetin e Durrësit. Maturantët janë shprehur të emocionuar dhe në ankth për pyetjet dhe testin me të cilin do të përballeshin.
Nxënësit thanë për DurrësLajm se ndihen pak nën presion, por në fund të fundit kanë tre vjet që përgatiten për këtë test final.
Situata është paraqitur e qetë dhe pa probleme në ambientet e shkollave të mesme të qytetit, ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të drejtorisë arsimore si dhe efektiva të policisë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
Vetë maturantët disa minuta para testit u shprehën se kanë marrë të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me provimin e maturës shtetërore ndaj janë të qetë dhe kanë pritshmëri të larta përsa i përket rezultateve.
K.H.





