Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.438 persona të mdyshuar per koronavirus prej të cilëve rezultojnë 287 raste pozitive.

Mesohet se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 229 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.437 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.283.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 90 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Mitrovicë 16 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Prizren 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe Junik 1 rast.

Numri total i rasteve pozitive është 60.218 raste nga 233.532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.498 raste të vdekjes.