Shqipëria feston sot 80-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist, teksa kudo nëpër qytete janë organizuar festime.

Atmosfera festive nuk ka munguar edhe në qytetin e Durrësit.

Në pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, shihet se qytetarët kanë dalë në rrugë me makina dhe në duar mbajmë flamuj kuq e zi.

Të shumtë janë edhe ata që ja kanë marrë valles në mes të rrugës.

Ndërkohë që qarkullimi i automjeteve është ndërprerë në rrugët pranë qendrës së qytetit dhe situata pritet të jetë e njejtë deri në përfundimin e festimeve.