TIRANË, 20 qershor 2013 – 29-vjecari i cili u arratis duke u hedhur nga kati tretë i komisariatit u arrestua mesditën e sotme nga forcat e policisë së Tiranës. Burime nga policia e Tiranë bëjnë me dije se Orges Nilo u arrestua pranë selise se PS-se. 

Orges Milo ka bërë një arratisje spektakolare diten e djeshme, duke u hedhur nga kati i dytë i Komisariatit nr.1 në kryeqytet. 

29-vjeçari nga qyteti i Fierit, ka qenë duke u marrë në pyetje nga prokurori i çështjes për vjedhjen e një makine në kryeqytet, në momentin që ka gjetur mundësinë për t'u hedhur nga kati i dytë i komisariatit dhe është arratisur. 

29-vjecari aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak për mjekim. Nilo ishte arrestuar në flagrance dy ditë më pare pasi akuzohej për vjedhjen e një makine. Gjatë arrestimit në banesë iu gjet një armë zjarri, tip kallashnikov.

Drejtoria e policisë jep detaje: falenderojmë punonjësin e selisë së ps për bashkëpunimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë jep detaje për arrestimin e 29-vjeçarit Orges Mangarit Milo, i cili u largua mbrëmë nga Komisariati i Policisë, përgjatë momenteve të deklarimeve, pasi ishte person i ndaluar për veprën penale të vjedhjes. Drejtoria e Policisë falënderon punonjësin e selisë së PS-së i cili lajmëroi autoritetet për praninë e një personi të dehur pranë selisë rozë. 

“Ditën e sotme rreth orës 15.00’ në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë ka mbërritur një telefonatë nga një qytetar, i cili tregon se pranë Selisë së Subjektit Politik Partia Socialiste e Shqipërisë, ndodhej një person në gjendje të dehur. Menjëherë strukturat e policisë mbërritën pranë selisë, ku pas verifikimit, rezultoi se ishte shtetasi Orges Mangarit Milo, 29 vjeç, shtetas i cili u largua mbrëmë nga Komisariati i Policisë, përgjatë momenteve të deklarimeve pasi ishte person i ndaluar për veprën penale të vjedhjes. Sa sipër, sqarojmë se ky është komunikimi i parë me mediat në lidhje me rastin, ku njëherazi falenderojmë punonjësin e Selisë së PS për bashkëpunimin e menjëhershëm me Policinë.”- thuhet në deklaratën e Policisë. 
 

REAGON PS

Partia Socialiste reagoi për pretendimin e Policisë mbi arrestimin e Orges Nilos. Zyra për shtyp e PS bëri me dije se 29-vjecari, Orges Nilo u gjet i shtrirë në hollin kryesor të selisë dhe jo i fshehur si ne pretendimet e meparshme te policise. Zyra për shtyp sqaron se ishte kjo zyrë që njoftoi policinë në numrin 129. 

“Sot në orën 13.30 një e selinë e Partisë Socialiste ka hyrë një i ri i dëmtuar fizikisht me plagë të dukshme dhe në gjendje tejet të rënduar mendore. Pasi ka këmbëngulur të hyjë në ambientet e brendshme të selisë, i riu është shtrirë në hollin e selisë ku dhe është ndalur nga personeli përkatës, të cilët kanë njoftuar Policinë e Shtetit në numrin 129. Po ashtu është lajmëruar nga personeli edhe shërbimi i urgjencës. Është e turpshme që ky rast përdoret politikisht nga Policia e Shtetit. Edhe në këto ditë të fundit të fushatës Policia e Shtetit përfshihet në lojëra të turpshme politike duke bërë insinuata të tilla. Ashtu siç është e turpshme paaftësia e kësaj policie të cilës i arratisen të arrestuarit nga rajonet. Ne kemi bërë vetëm detyrën tonë, duke telefonuar policinë dhe shërbimin e urgjencës.”- thuhet në njoftimin e PS-së. 

Sot paradite burime nga policia konfirmuan per News24 se 29-vjecari u kap teksa fshihej ne seline e PS. Pas dreke ne versionin zyrtar, policia falenderoi zyren e PS per bashkepunimin me policine.