Një aksident me pasojë plagosjen e një 68-vjeçari ka ndodhur në Durrës, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit.
Në prangat e policisë ra Taulant Hasanpapaj, 29 vjeç, banues në Durrës.
Aksidenti është regjistruar në lagjen Nr. 17/1, ku Hasanpapaj, teksa po drejtonte mjetin tip “Ford” transit me targa AA 311 EC është përplasur me mjetin motor tip “Yamaha” me targa AN862, me drejtues shtetasin H.Ç. 68 vjeç, banues në Durrës.
I moshuari është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe sipas të dhënave, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa Hasanpapaj, gjatë kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.51 mg/l.
Ndaj tij rëndojnë dy akuza, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





