Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Himarë pasi po transportonte me makinë 16 kg kanabis sativa.
Policia njofton se është vënë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë në aksin rrugorë Himarë-Dhërmi, të cilin e kanë ndaluar në kthesën e Jalit. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, është gjetur në bagazh një sasi lënde narkotike prej 16 kg e dyshuar si Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A. A., 29 vjeç, banues në fshatin Vokopolë, Berat.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".





