Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur një 29-vjeçar ka rënë nga ballkoni i pallatit ku banon. 

Nuk dihet ende sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia e Tiranës njofton se 29-vjeçari me inicialet B.H, ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në rrugën “Shefqet Kuka”, te pallati “Midarol”.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.