Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një 29-vjeçar është vetë hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte. Bëhet fjalë për shtetasin H.H.

“Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndodhet në spitalin e Elbasanit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Elbasanit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe shkaqeve që çuan të riun në ndërmarrjen e këtij akti.