Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një i ri mbeti i plagosur me thikë.

Mësohet se Dino Majko, 29 vjeç, është plagosur nga Enivled Aliu. Aliu e ka qëlluar Majkon 6 herë me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërsa ngjarja ka ndodhur në sy të klientëve të tjerë që ndodheshin aty.

I riu fillimisht është dërguar në spitalin e Sarandës, ndërsa më pas është dërguar drejt Tiranës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia është në kërkim të zbardhjes së ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

Dino Majko

Enivled Aliu