Një burri nga Elbasani i ka ikur gruaja dhe duke mos pasur mundësi tjetër për gjetjen e saj, ai i është drejtuar policisë.

29-vjeçari ka shkuar në policinë e Elbasanit, ku ka bërë me dije se i ka ikur gruaja nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.  

Policia me t’u vënë në dijeni, është vënë në kërkim të gruas së 29-vjeçarit, për gjetjen e saj dhe sqarimin e kësaj situate.

Deri tani nuk dihen arsyet e këtij veprimi të gruas.