17 qershor 2015 – Një 29-vjeçare nga Laçi u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës pasi i vodhi një të moshuare një çantëbrenda së cilës kishte 900 mijë lekë të vjetër.
Mësohet se Antonela Piroli ia ka vjedhur çantën 72-vjeçares meinicialet F.Sh., e cila ndodhej në dhomën e Urgjencës në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Efektivët e komisariatit numër 4 arrestuan të renë nga Laçi dhe mundën t’i kthenin paratë të moshuarës që banon në Tiranë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/