ANGLI – Një vajzë 29 vjeçare, e cila ka pasur 3 të dashur, me 2 prej të cilëve ka bashkëjetuar, ka pranuar për Daily Mail se e urren seksin dhe se ka vendosur të mos kryejë më marrëdhënie seksuale.

Ajo shprehet se nuk ka asnjë problem fizik apo psikologjik. Madje dhe mjekët ia kanë konfimuar një fakt të tillë, ndërsa vajza pohon se nuk është lesbike. Thjesht ideja e të bërit seks nuk e bën të ndihet mirë.

Ajo tregon se prindërit e saj kanë një jetë të shëndetshme seksuale dhe se në të kaluarën nuk ka pasur asnjë moment “të errët” që mund ta shtynte të mos kryente marrëdhënie. Ajo nuk është keqtrajtuar apo abuzuar nga të dashurit dhe nuk është detyruar prej tyre të bëjë gjëra që nuk ka dashur t’i bënte.

“Unë e urrej seksin dhe kam vendosur të mos e vë më veten time nën atë torturë. Jeta ime seksuale ka marrë fund. Por tragjedia ime është se unë dua të jem normale. Dua të shoqërohem me një mashkull. Kam dëshirë të martohem dhe të shijoj kënaqësinë e shtëpisë sonë. Dëshiroj të dua dikë dhe të dashurohem prej tij”,- thotë Lisa Smith, nga Buckinghamshire.

Ajo rrëfen se ka bërë kërkime edhe në internet dhe ka zbuluar se vetëm 1% e popullsisë botërore është ashtu si ajo, aseksuale.

“Jam e ndërgjegjshme se për mua janë thuajse zero shanset të gjetur një burrë, që ashtu si dhe unë të kërkojë një marrëdhenie jo seksuale. Nëse do të kisha lindur në epokën Viktoriane, ndoshta njerëzit do të më pranonin më lehtë për këtë që jam”,- thotë Lisa.