Një tifoze e zjarrtë e skuadrës së Interit është edhe modelja 29-vjeçare me origjinë shqiptare, Blerina Shaho, e cila që në fëmijëri ka nisur të ndjekë ndeshjet e zikaltërve duke u kthyer në një prej mbështetëseve më joshëse të këtij klubi.

Gjatë një interviste ekskluzive për “Panorama Sport”, tifozja bukuroshe, e cila ka ndezur mediat falë disa fotove nudo me ngjyrat e skuadrës së zemrës, ka thënë se së fundmi ka bërë edhe një tatuazh me stemën e kësaj skuadre.