TIRANE, 3 maj 2013– Burime nga policia bëjnë me dije se tri ditë më parë, pasditen e së matës, Dorina e ka kërcënuar sërish ish-të dashurin e saj.

Policia ka pasur arsye për ta marrë seriozisht denoncimin e Adriatik Sh. Kjo, pasi 30- vjeçarja, Dorina Ruka, ka qenë arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje apo për kanosje me jetë të ish-bashkëshortit për kujdestarinë e vajzës. 

“Ashtu siç të dogja makinën, do të vë flakën edhe ty e familjes tënde…”. Ky pretendohet se ka qenë kërcënimi i fundit i 29- vjeçares Dorina Ruka ndaj ishtë dashurit të saj, të cilit i shkrumboi makinën për Shën Valentinin e vitit 2013. Emri i 29-vjeçares u bë i njohur pasi i dogji makinën ish-të dashurit të saj dy ditë pas festës së të dashuruarve në Tiranë.

Përballja e fundit e saj me ish-të dashurin Ardiatik Sh., 42 vjeç, ka qenë mbrëmjen e së martës te një lokal pranë pishinave, në zonën e Liqenit Artificial, ku edhe e ka kërcënuar me jetë. Ndryshe nga motivi i ngjarjes së parë, kur ajo i vuri flakën makinës tip “Chevrolet”, që ishte xhelozia dhe mungesa e vëmendjes ndaj saj në ditën e të dashuruarve, kësaj radhe kërcënimi i saj kishte tjetër motiv. Këtë herë ajo e ka kanosur 42-vjeçarin në shenjë hakmarrjeje për denoncimin që ai bëri ndaj saj në Polici, edhe pse kaloi vetëm 48 orë si e arrestuar dhe u liruar me urdhër të prokurores.

“KËRCËNIMI”

“Unë kam sakrifikuar shumë për ty. Përgjegjësinë e pistoletës pa leje kur më kapi policia ia lashë ish-burrit tim, edhe pse ishte e jotja. Ti do të paguash për këtë”, ka kërcënuar 28-vjeçarja ish-të dashurin e saj. Nisur nga këto rrethana, mëngjesin e së mërkurës, Adriatik Sh. ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin Nr.2, ku ka deklaruar se nuk kishte ndër mend që ta kallëzonte më, por ajo është e aftë të bëjë gjithçka që thotë.

I dëmtuari ka treguar në Policinë e Tiranës se pas momentit kur u lirua nga Prokuroria, më 11 mars të këtij viti, ajo e ka kërcënuar vazhdimisht në telefon, por ai i kishte neglizhuar, derisa u përball vetë me të. Pas denoncimit mësohet se i dëmtuari është larguar në drejtim të Amerikës, ku jeton prej vitesh familja e tij. Ndërsa Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim autoren e ngjarjes, e cila po kërkohet edhe në Krujë, ku banon familja e saj.