Partia Demokratike me anë të deputetit Enkelejd Alibeaj, ka reaguar edhe njëherë në lidhje me kapjen ne sasisë prej 3.4 milionë eurove në Durrës.

Aliabeaj tha se garant për hyrjen në Shqipëri të eurove është Taulant Balla.

Pjesë nga deklarata:

Policia nuk është më në shërbim të  qytetareve, por ka si objektiv mbrojtjen e Edi Ramës. Po punon për të mbuluar  lidhjet e Ramës me drogën.

Pasi e vuri në shërbim të Tahirit dhe për Xhafën, sot e përdori për të fshehur lidhjet e Taulant Ballës për pastrimin e  parave të Ballës.

Policia private gënjeu shqiptare për rrethanat. PD deklaron me përgjegjësi se Balla ishte garanti për të hyrë këto para në Shqipëri dhe  janë për një bandë që operon në Elbasan.

E idendiifikuan ngarkesën pas presionit nga një anëtarët e BE-së.