Gjykata Penale e Tiranës ka regjistuar padinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, pas akuzave që ky i fundit i bëri për një sasi prej 3.4 milionë eurosh, e kapur në portin e Durrësit në muajin qershor. Padia përfundoi në Gjykatën e Tiranës pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Seanca e parë për këtë padi do të zhvillohet në mes të tetorit, ku do të shqyrtohet nga gjyqtari Gerd Hoxha. Hoxha është njëherazi kryetari i Unionit të gjyqtarëve të Shqipërisë. Shkak për një afat kaq të gjatë kohor është bërë ngarkesa e krijuar për gjyqtarët pas pushimeve dhe dosjeve të prapambetura.
Balla e kallëzoi penalisht Bashën dhe dosja i kaloi Gjykatës për Krimet e Rënda. Më pas, Krimet e Rënda shpallën moskompetencë për këtë dosje, duke ia kaluar kështu Gjykatës Penale të Tiranës./Shqiptarja





