Gjykata e Tiranës shtyu për në datën 4 dhjetor seancën e shqyrtimit të padise për "shpifje" të deputetit Taulant Balla kundër kryeopozitarit, Lulzim Basha.
Kërkesa për shtyrje u be nga avokati i Ballës, i cili kërkoi që klienti i tij të ishte prezent në sallë për të dhënë shpjegime në lidhje me pretendimet e tij.
Diten e sotme Balla nuk ishte në gjyq, për shkak të një angazhimi zyrtar në Gjermani. Në këtë padi, Balla pretendon se Basha ka shpifur në sallën e kuvendit kur lidhi emrin e tij me 3.4 mln euro në një "Toyotat yaris".





