21 korrik 2015 – Gazeta e famshme franceze, "France Football" ka zbuluar shifrën e përfitimeve të Lionel Mesit, të cilën e ka përfituar pas vizitës në shtetin afrikan, Gabon.

Presidenti i Gabonit, Ali Bongo ishte i interesuar që të sillte në shtetin e tij një njeri të famshëm dhe Messi ishte dëshira e parë. Messi i ka marrë 3.5 milionë euro kesh për këtë vizitë të shkurtër.
"Nxitësi" i vizitës thuhet se është Samuel Eto, një mik i madh i presidentit Bongo.
Megjithatë vizita e Mesit ka qenë e mirë edhe për popullin gabones, pasi fondacioni i tij ka ndihmuar spitale dhe shkolla të futbollit në këtë vend.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/