Tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane, sekuestrohen nga GdF 3 tonë e 992 kilogramë Marijuanë.

Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF-së Italiane u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SHBA-së (Delaware). Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues u kapën tre shtetas shqiptarë me iniciale F.M., E.V., dhe E.M..

Policia e Shtetit sqaron se mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.

Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.

Policia rezervohet për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

Duket se tashmë trafikantët kanë gjetur mënyra më të sofistikuara dhe luksoze për të transportuar drogë.