Në 24 orët e fundit, 3 banorë të Durrësit i janë drejtuar policisë për të denoncuar abuzimin e bërë me pronën e tyre.

Në rastin e parë, një 50-vjeçar nga Tirana denoncon një 63-vjeçar nga Durrësi, i cili, në vitin 1999, ka falsifikuar dokumentet dhe ka përfituar në zonën e plazhit 500 m2 tokë, që ishin në pronësi të shtetasit nga kryeqyteti.

Ndërsa dy rastet e tjera denoncojnë një 67-vjeçar nga Durrësi, shtetasin Z.D., i cili me anë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, nga matjet në terren ka bërë mbivendosje dhe tjetërsimin e pronës, të dy shtetasve nga fshati Radë.

Për të tre rastet e abuzimit me pronën, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet përkatëse.

Njoftimi i policisë Durrës:

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

  • Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin V.T, vjeç 63, banues në Durrës, pasi në vitin 1999, në lagjen nr.13, Plazh, duke falsifikuar dokumentet, ka përfituar 500 m2 tokë, pronë e shtetasit S.T, vjeç 50, banues në Kashar,Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.
  • Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Z.D, vjeç 67, banues në Durrës, pasi me anë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, nga matjet në terren ka bërë mbivendosje dhe tjetërsimin e pronës, të shtetasit H.M, vjeç 51 banues në fshatin Radë. Nenet 248 e 186 të Kodit Penal.
  • Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Z.D vjeç 67, banues në Durrës, pasi me anë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, nga matjet në terren ka bërë mbivendosje dhe tjetërsimin e pronës, të shtetasit H.H, vjeç 56, banues në fshatin Radë. Nenet 248 e 186 të Kodit Penal.