OHIO, 7 maj 2013– Tre vajzat të cilat ishin zhdukur prej 10 vitesh janë mbajtur të lidhura me zinxhirë në bodrum për dhjetë vjet, nga tre vëllezërit Ariel, Onil dhe Pedro Castro të arrestuar për rastin Cleveland.
Amanda Berry, 26 vjeçe, u zhduk në vitin 2003, kur ajo ishte 16 vjeçe
Gina Dejesus, 23 vjeçe, u zhduk në 2004-ën kur ajo ishte në moshën 14 vjeçe
Michelle Knight, 32 vjeçe, u zhduk në vitin 2000, kur ajo ishte 20 vjeçe
Të tre gratë u gjetën të gjalla dje, në një shtëpi Cleveland
Berry lindi një vajzë, ndërsa mbahej peng kundër vullnetit të saj, vajza mendohet të jetë rreth 3-vjeçe
52-vjeçari njeriu që zotëron shtëpinë është arrestuar
Policia gjeti brenda në shtëpi, vajzat e lidhura me zinxhirët e varur nga tavanet.
" Unë kam qenë e zhdukur për 10 vjet, unë jam këtu, unë jam e lirë tani" – kjo ka qenë thirrja dramatike e Amanda Berry pak momente pasi ajo u çlirua nga zinxhirët.
Kur fqinji ndihmoi Berrin të dilte nga shtëpia, ajo ishte duke mbajtur një fëmijë të vogël, por është e paqartë se çfarë marrëdhënie kishte midis tyre.
'Unë kam frikë nga ata tani pasi mund të më rrëmbejnë përsëri!'-ajo tha në një bisedë telefonike për 911, për të shkuar për të identifikuar rrëmbyesin e saj, Ariel Castro, një 52-vjeçar.
Kastro ka jetuar në këtë shtëpi që nga viti 1992 dhe ai u arrestua për dhunën në familje në vitin 1993.
Berry u zhduk më 21 prill, 2003, një ditë para ditëlindjes së saj të 17-të, dhe një vit më vonë pastaj u zhduk dhe Dejesus -14-vjeçarja e zhdukur më 2 prill, 2004.
Berry u zhduk menjëherë pasi ajo telefonoi motrën e saj për t’i thënë se ajo ishte duke udhëtuar nga puna për në shtëpi në Burger King.
Dejesus u zhduk teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpinë e saj.
Michelle Knight u zhduk në vitin 2000 në moshën 20-vjeç.
Ata u gjetën, kur një fqinj i quajtur Charles Ramsel pa një grua tek dera e jashtme, të identifikuar më vonë si Amanda, teksa ulërinte nga brenda një shtëpie në West Cleveland, ai shqeu derën dhe u fut brenda.
Tre vëllezërit që kanë mbajtur peng adoleshentet për 10 vjet janë arrestuar menjëherë nga policia.





