SHBA, 21 prill 2014– Në qytetin e Milfordit (shteti i Konektikatit) doli para trupit gjykues Dardan Çelaj, 37 vjeç, i arrestuar në 3 mars 2012 për sulm seksual të rëndë, për sulm të zakonshëm seksual si edhe për sjellje të padenjë në shoqëri. Ai mbrohet nga studioja ligjore “Zingaro& Cretella”, e specializuar në mbrojtjen e anëtarëve të familjes mafioze Xhenoveze, kur ata kanë probleme me ligjin. Dardani ishte liruar pas arrestit për krime seksuale, në sajë të një garancie pasurore prej 250 000 dollarësh.

Çela është një emër i njohur për drejtësinë amerikane. Në vitin 2007, ai u arrestua së bashku me shqiptarin Ened Gjelaj si pjesë e familjes mafioze Xhenoveze, përkatësisht si "ushtarë" të Anxhelo Priskos (Angelo Prisco), njëri nga krerët e kësaj familje të famshme të mafies amerikane. Në atë kohë Dardani akuzohej për trafik marijuane, sulm të dhunshëm, zhvatje, armëmbajtje pa leje etj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/