Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se 3 ambulanca moderne i janë shtuar spitalit rajonal të Durrësit.
Sipas Manastirliut, këto mjete do t’u vijnë në ndihmë jo vetëm qytetarëve të Durrësit, por edhe turistëve të shumtë që frekuentojnë plazhet e vijës bregdetare të qytetit 3 mijë vjeçar.
Postimi i Manastirliut:
Tre autoambulanca moderne i janë shtuar spitalit rajonal të #Durrësit, për të garantuar përgjigje më të mirë të urgjencës në territor dhe shërbim më cilësor për qytetarët e Durrësit por edhe turistëve të shumtë, që frekuentojnë plazhin gjatë sezonit veror
#ShëndetësiaQëDuam





