Tre ditë pas grabitjes spektakolare të 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, policia ka sekuestruar një tjetër provë të lënë nga autorët. Mësohet se sot, grupi hetimor ka gjetur një dorashkë në ferrat pranë tuneleve ku u gjet makina e dytë.
Ekspertë të policisë janë rikthyer në vend edhe për gjetjen e provave të tjera që mund të ndihmojnë hetimet dhe zbulimin e autorëve të grabitjes së 10 milionë eurove të bankave shqiptare që do të udhëtonin drejt Austrisë me një avion ku ndodheshin edhe 160 pasagjerë
Ngjarja ndodhi mesditën e të martës, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe policisë mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili cilësohet si organizator i ngjarjes, i akuzuar më parë edhe për grabitje të tjera.





