Dubai 4 prill 2014 – Një grabitëse argjendarish, një spiune-vrasëse dhe një trafikante kokaine. Janë këto 3 gratë më të kërkuara nga policia e Dubait. Ato konsiderohen si shumë të rrezikshme nga autoritetet që po punojnë për prangosjen e tyre.
Njëra nga 3 “Most Wanted” është një serbe 33 vjeçare, pjesë e organizatës ndërkombëtare kriminale “Pantera rozë”. Në vitin 2007, ajo së bashku me 8 anëtarë të bandës realizoi një grabitje rekord në një argjendari. Vlera e vërtetë e floririt të grabitur nuk u bë asnjëherë e ditur. Ndërsa anëtarët e tjerë të bandës u ndaluan, ajo ende është e lirë dhe mendohet se fshihet në Serbi.
Më e vështirë duket kapja e Gail Foliard, 35 vjeçe, agjente sekrete e Mossad. Në vitin 2010 ajo drejtoi grupin që vrau kolonelin e Hamasit Mahmud Al Mabhouh. Gail Foliard ishte identiteti i rremë i agjentes 007, e cila luajti rolin kryesor në vrasjen e ushtarakut të lartë.
Ndërkohë e treta grua më shumë e kërkuar në Dubai është një pakistaneze 30 vjeçare, e njohur me emrin Sarah. Në vitin 2012, ajo së bashku me burrin e saj futi në Dubai 900 gr heroinë, të ndarë në 70 kapsula. Njëra nga kapsulat u hap duke i shkaktuar vdekjen burrit të saj, ndërkohë që gruaja së bashku me vajzën arritën të arratiseshin në Pakistan.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





