Për të përfituar sa më shumë nga vetitë e tyre dhe për të përthithur më mirë lëndët ushqyese, gjëja më e mirë do të ishte ngrënia e frutave gjatë vakteve, së bashku me perime dhe mish pa dhjamë.
Të gjithë i duam frutat, por shpesh nuk e dimë se kur duhet t’i konsumojmë për të na ndihmuar me procesin e tretjes së ushqimeve.
Ananasi
Ananasi është një frut i mrekullueshëm që përmban një enëzimë thelbësore për tretjen, të quajtur bromelain.
Është shumë e rëndësishme që ta konsumoni gjithmonë të freskët, për shembull duke përgatitur sallata frutash ose duke e shtuar në sallata.
Për më tepër, është një frut i lehtë për t’u kombinuar me lloje të ndryshme ushqimesh.
Papaja
E shijshme, freskuese dhe perfekte për t’u përfshirë në dietat. E gjejmë në mesin e frutave që ndihmon tretjen dhe është një tjetër nga burimet kryesore natyrore të enzimave proteolitike të tretjes.
Elementi natyror që përmban dhe që ndihmon tretjen quhet papaina dhe është i pranishëm si në frutat ashtu edhe në pemën e papajas.
Gjithashtu redukton diarrenë dhe të përzierat e mundshme, kujdeset për zorrët dhe stomakun.
Kivi
Kivi është një frut me origjinë nga Kina dhe shquhet për vetitë e tij terapeutike, duke qenë se është i pasur me një enzimë të quajtur aktinidain proteazë.
Kjo substancë ka një efekt shumë të ngjashëm me atë të bromelinës dhe papainës, duke vepruar si katalizator në tretjen e proteinave.
Por, a duhet t’i hamë frutat që ndihmojnë tretjen pas ushqimit? Më parë? Apo gjatë?
Epo, idealja është t’i hani gjatë vakteve. Zakonisht thuhet se gjithashtu e shkëlqyeshme është t’i hani me stomakun bosh.