Ismail Keta është ndër figurat që na ka bërë krenar të gjithëve nëpër botë.
Ai është shpallur 3 herë kampion i Gjermanisë në kikboks e madje edhe kampion bote, dhe ka fituar mjaft përballje, por sot në “Xing me Ermalin” Keta pranoi se është rrahur nga një grua.
Gruaja ime nuk vë dorë mbi mua, por një grua më ka rrahur. Në fillimet e sportit profesionist unë kisha shumë energji dhe në çdo orë stërvitje doja të isha i pari dhe bëja gabime. Dhe një trajner më fut në ring me një gocë. Ajo ishte shumë talente, mua më vinte zor t’i bija allashqiptarçe, ta rrifja. Nëse njeriu nuk përdor trurin dhe nuk ruan qetësinë asnjëherë nuk fiton. Ajo ishte shumë më e mirë se unë nga ana teknike dhe më goditi disa herë në hundë dhe mua m’u nis gjaku dhe nga turpi thoja me vete: Hapu o tokë të futem”, tha Keta. /tvklan.al





