Policia e Durrësit njofton sot se u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A.R. 40 vjeç, i cili akuzohet se ka plagosur lehtë me thikë, në datë 22 tetor, shtetasin A.S. 36 vjeç.
Në njoftimin e datës 23 tetor, policia e Durrësit njoftonte se po punonte për kapjen e autorit të plagosjes, ndërkohë që i plagosuri ndodhej në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi A.R. akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.





