Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe nuk e ka pritur aspak mirë listën e çmimeve për ardhjen e Chris Brown në Durrës.

Fakti që një tavolinë tek zona "VIP", kushtonte 3 mijë euro e ka shtyrë deputetin socialist të thumbojë Drejtoreshën e Tatimeve, Briseida Shehaj.

Ai pyet se nëse punonjësit e Tatimeve kanë inspektuar klubin në Durrës ku u mbajt koncerti i rrepistit amerikan, Chris Brown. Briseida Shehaj Braçe ka marrë shkak nga një listë e çmimeve që u kthye në virale në internet, ku çmimet për rezervimin e një tavoline shkonin deri në 3 mijë euro.

"Po lexoj per koncertin e Chris Brown ne Durres. Me thene te drejten, me bejne pershtypje cmimet, por per tatimet. PYTJE E KAM: A ISHTE KUSH NGA TATIMET PER TE VERTETUAR XHIRON DJE NE “KONCERTIN”­PARAMBLEDHJEN E CHRIS BROWN? Do ta bej pyetjen edhe zyrtarisht prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve per te kuptuar shpenzimin e djeshem, faturimin dhe TVSH e deklaruar!", shkruan Braçe.

 

Reagimi i Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar në një deklaratë për mediat pasi deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ngriti pikëpyetje nëse tatimorët kishin ushtruar kontroll në lokalit ku u mbajt koncerti i Chris Brown në Durrës.

Në reagimin e Tatimeve thuhet se, lokali është monitoruar dhe se të dhënat e do të verifikohen.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fdrejtorja-e-tatimeve-briseida-shehaj-i-pergjigjet-erjon-braces%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google.al%2F&cb=abeb024059

Reagimi i plotë i Drejtorisë së Tatimeve:

Dje në orën 10 ka filluar monitorimi i subjektit në Durrës. Subjekti kishte të instaluara 4 kasa fiskale, 1 te dera ku pritej bileta dhe 3 në banak. Kishte 37 të punësuar. Në subjekt, punonjësit e inspektoriatit tatimor kanë qëndruar për rreth katër orë. Të gjitha të dhënat e konstatuara dje do verifikohen në Tiranë.

Subjekti është i regjistruar në Tirane dhe do mbahet në monitorim të vazhdueshëm, pasi do ketë evente javore. Drejtoria e Përgjithshme ka udhëzuar që në fillim të sezonit drejtoritë rajonale të monitorojnë këto aktivitete në çdo qytet.