Në Kuvajt është regjistruar martesa më e shkurtër në botë! Një çift u martuan dhe vetëm 3 minuta pasi firmosën dokumentat, nusja u kthye në sallë për të kërkuar divorcin.

Sipas "Q8 News", arsyeja e këtij vendimi ka qenë një kritikë që bashkëshorti i ka bërë nuses së re.  Teksa largoheshin nga salla, vajza është penguar dhe ka rënë në tokë. Dhëndri në vend që t’i ofronte ndihmë e quajti "budalllaqe".

Kaq ka mjaftuar që nusja të kthehet pas për të kërkuar divorcin. Më vonë ajo ka thënë: "Nëse më fyen 3 minuta pas martese, imagjino çfarë do më bëjë gjatë gjithë jetës"!