30 shtator 2015 –  Edhe pse nuk ka pasur leje ndërtimi, ky aktivitet ka pasur rritje, sidomos në Durrës për shkak të rritjes së investimeve publike nga buxheti i shtetit në vitin 2015, deri në 20 milionë euro, në rrugët dhe sheshin “Liria.

NDIKIMI NË INDEKSIN E VËLLIMIT TË SHIFRËS SË AFARIZMIT

INSTAT-i publikoi statistikat afatshkurtra të ndërmarrjeve ekonomike për tremujorin e dytë 2015 sipas nomenklaturës së veprimtarive ekonomike dhe me bazë të përditësuar. Indeksi i vëllimit të shifrës së afarizmit, vlerësuar me çmime fikse (2010=100) arriti 120,5 për qind në tremujorin e dytë 2015. Ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në vëllim pasqyron rritje prej 4,1 për qind në aktivitetet ekonomike të mbuluara në anketë, krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Ky ndryshim në të njëjtin tremujor të vitit 2014 ishte me rritje 3 për qind. Në këtë rritje ndikuan kryesisht aktivitetet që kryhen në sektorët e tregtisë me 7,8 për qind dhe ndërtimit, me 11,8 për qind. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në vëllim, në tremujorin e dytë 2015, paraqitet me rritje prej 13,8 për qind krahasuar me tremujorin e parë 2015. Në këtë rritje ndikuan kryesisht aktivitetet që kryhen në tregti me 13,6 për qind, industri përpunuese me 26 për qind, dhe ndërtim dhe 25,4 për qind, thotë INSTAT-i.

GJALLËRIMI

Në aktivitetin “ndërtim”, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në vëllim, në tremujorin e dytë 2015 paraqet një rritje prej 11,8 për qind krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Vëllimi i ndërtimit paraqet rritje prej 22,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë.

Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në ndërtim në tremujorin e dytë 2015 paraqet rritje prej 14,1 për qind krahasuar me tremujorin e dytë 2014, fondi i pagave, për ndërmarrjet që operojnë në ndërtim, shënoi një rritje prej 20 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Në tremujorin e dytë 2015, ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në vëllim, paraqet rritje prej 25,4 për qind krahasuar me tremujorin e parë 2015, ndërkaq vëllimi i ndërtimit është rritur me 27,8 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Në ndërtim në tremujorin e dytë 2015 krahasuar me tremujorin e parë 2015 shënuan rritje, indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë me 3,9 për qind dhe indeksi i fondit të pagave me 7,8 për qind.

/portali DurresLajm/