TIRANË, 21 shkurt 2013- Policia e Tiranës ka mundur të sekuestrojë, në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 100 kg kanabis, e destinuar për tu shpërndarë në kryeqytet.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini bëri me dije se janë arrestuar tre persona, të cilët transportonin lëndën narkotike.
Ata janë Sokol Mecaj 46 vjec, Edi Mecaj 34 vjec si dhe Fatmir Zeqaj 54 vjec.
Ata u kapën në flagrancë në rrugën “Irfan Tomini” teksa transportonin lëndë narkotike, në 5 thasë me 50 pako”.





