Një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur gjatë natës në Vlorë.
Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maj”, ku në banesë ka qenë shtetasi R.O., 81 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij shtetasen S.O., 75 vjeçe.
Kanë hyrë tre shtetas ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë (vjedhur) në banesë disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare.
Uniformat blu të qytetit të Vlorës kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.





